Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni ?Ju flet Moska? i Katriot Myftaraj u ndal mbrëmjen e sotme në analizën e atij që ai i referohet si oligarku i AMA-s, drejtori Gentian Sala.
Myftaraj: Sot do tu flas për një oligark arrogant i cili është prodhuar në institucionet e shtetit shqiptar. Në këtë rast bëhet fjalë për një lloj oligarku që është pasuruar, është bërë i fuqishëm në mënyrë abuzive duke keqpërdorur institucionin që i kanë dhënë të drejtojë madje në një kohë të shkurtër. Faktet që do tu tregoj janë të pabesueshme për mendjen normale të qytetarëve. Është fjala për Drejtorin e një institucioni me të cilin shumica e shqiptarëve nuk kanë të bëjnë, është fjala për Drejtorin e Autoritet të Mediave Audiovizive i njohur ndryshe si AMA, zotin Gentian Sala. Është një person i cili ka një problem të madh me veten e vet, nëse hap CV zyrtare që ka vënë sheh faktin se ka qenë drejtor i Digitalb. Dhe ka arsye sepse ka ardhur në këtë detyrë si polici i Digitalbit dhe i atyre që qëndrojnë pas tij dhe që duhet ta neutralizojnë këtë njeri në lojën që po bën ndryshe goditjen do ta marrin drejtëpërdrejtë ata. Që nga personi që e propozoi e deri tek ata që e inkurajojnë. Sot po përdorim ?armë konvercionale?. Po të duan ta vazhdojnë këtë lojë të fatit dhe e kupton mirë ai personi që intimidon gjyqtarët, ai që fiks përdoret si intimidues i gjyqtarëve, do të përdorim dhe ?armë bërthamore?.E di mirë ai si shkon loja e fatit, fjala kyç.
Çfarë ka bërë? Pesë ditë para një gjyqi ku televizioni Ora News ndodhet përballë tij për shkak të një kallzimi penal që ka bërë televizioni për shpërdorim detyre ndaj këtij personi ku zotëri i dërgon një paralajmërim për gjobë televizionit që ka lidhje me emisionin tim ?Ju flet Moska? në datë 26 ky bën një shkresë për tërheqje vëmendje dhe që vjen ditën e shtunë në televizion njoftimi. Dmth para gjyqit, është formë e hapur presioni. Në atë gjyq ai ishte mbërthyer me fakte dhe prova dhe prokuroria e cila nuk e ka vënë në lëvizje çështjen tani po ballafaqohet në gjykatë me të vërtetën e televizionit që është penalizuar nga AMA. Nuk e mbron dot këtë person megjithëse ka marrë rolin badigardit juridik të këtij personi.
Arsyeja që e kam bërë temë të emisionit këtë çështje është se ky zotëria përdor si shkak emisionin tim për ti tërhequr vëmendjen televizionit Ora News dhe që në fakt e bën për presion. Ky zotëria merret me një emisionin në të cilin me 16 tetor jam marrë me Drejtorin e KESH, Agron Hetoja, i cili bën tendera abuzivë. I blen rrotat e makinës më shtrenjtë se makina, kuzhinetat e 5 turbinave të Hidrocentralit të Vaut të Dejës i blen me një tender që cakton 10 mln euro dhe 8.5 mln euro. Edhe firma e huaj thotë se kaq shumë sapo na jepni ju nuk mund të marrim se andej nga jemi na i quajnë rekorde të këqia. Ky ma quan mua fyerje, gjuhë të papranueshme në media që kam thënë që Agron Hetoja është njeri pa CV, ka punuar PRJQ dhe nuk ka asnjë lidhje me KESH. Faktikisht ka mbaruar për Ekonomi Agrare shkollën në ...