Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se rreth 300 drejtorë shkollash do të zëvendësohen për shkak të nivelit të tyre nën mesataren.
Gjatë një takimi tek ?Shkolla e Kuqe? me mësuesit e Tiranës, kreu i qeverisë tha se arsimtarët do të duhet të trajnohen në vijimësi.
Rama: Mësuesit në Shqipëri në kushte dramatike kanë bërë maksimumin, por nëse nuk ndihmohen, nuk përfshihen në sistem të qëndrueshëm e kanë të pamundur që vetëm me përpjekjet e tyre të ndjekin ritmin e kohës.
Nga të gjithë të dhënat, kemi një fushë të tërë për të përshkuar për të përmbushur boshllëqet e së shkuarës në trajnimin e mësuesve. Ne krijuam portalin ?Mësues për Shqipërinë?, një instrument që ka dhënë rezultate.
Po përgatitemi për reformimin e DAR, nuk do të kemi më këtë numër, do jenë vetëm 4, në rajone. Sipas një harte që e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo sipas ndarjes administrative, por zhvillimit. Roli i drejtorive do të ndryshojë, DAR nuk do të jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, do të jenë garant të cilësisë për të gjithë aktorët në fushën e edukimit.
Nga zyra në pozita pritëse tani do të merren me programin. Portali do e bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore, do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe çdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-300-drejtore-shkollash-do-te-zevendesohen/