Kryeministri Edi Rama nga shkolla e ?E Kuqe? në një takim me mësuesit e Tiranës ka prezantuar platformën për rritjen profesionale të mësuesve. Rama ka deklaruar se drejtorët e shkollave janë aksident politik, pasi 300 prej tyre kanë rezultuar me nivel nën mestar duke paralajmëruar largimin dhe zëvendësimin me mësuesit më të mirë.
Shefi i qeverisë theksoi edhe njëherë se do të shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale, ndërsa do të jenë vetëm 4 në të gjithë vendin, ndarje sipas rajoneve. ?Mësuesit në Shqipëri në kushte dramatike kanë bërë maksimumin, por nëse nuk ndihmohen nuk përfshihen në sistem të qëndrueshëm e kanë të pamundur që vetëm me përpjekjet e tyre të ndjekin ritmin e kohës.
Nga të gjithë të dhënat, kemi një fushë të tërë për të përshkuar për të përmbushur boshllëqet e së shkuarës në trajnimin e mësuesve. Portali ?Mësues për Shqipërinë? ka dhënë rezultate.
Po përgatitemi për reformimin e DAR, nuk do të kemi më këtë numër, do jenë vetëm 4, në rajone. Sipas një harte që e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo sipas ndarjes administrative, por zhvillimit. Roli i drejtorive do të ndryshojë, DAR nuk do të jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, do të jenë garant të cilësisë për të gjithë aktorët në fushën e edukimit.
Nga zyra në pozita pritëse tani do të merren me programin. Portali do e bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore, do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe cdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike.
Përfundimisht cdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot përsa kohë bën detyrën, zëvendësimet sipas meritës. Drejtuesit janë aty, aksident politik, si një monument i së shkuarës. Nga një sistem i thjeshtë 300 drejtorë kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar, mes tyre. Nëse drejtuesit e shkollave futen në një proces normal trajnimi, sigurisht që mund ti rrisim shpejt aftësitë e tyre.
Edhe procesin e zgjedhjes së tyre do ta largojmë përfundimisht nga duart e partive. Ne shpëtuam në 90% sistemin nga interferencat politike për mësuesit, se u bë e vështirë për shkak të portalit për të bërë ndërhyrje dhe qoka, por u hapën qokat për drejtorë. U bë më e lehtë të bësh drejtor se mësues. Dhe kemi dëgjuar që ?Meqë mësues nuk më bën dot më bëj drejtor?.