Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 100 mijë doza vaksina anti grip janë shpërndarë pranë drejtorive të Shëndetit Publik ne rrethe ku ka nisur edhe procesi i vaksinimit! Në Lezhë e Fier, interesi i qytetarëve është i lartë! Vaksina konsiderohet një instrument efikas për parandalimin e gripit, tek grupmoshat më të rrezikuara, fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
Dimri vjen bashkë me gripin, ndaj marrja e masave parandaluese është nevojë!
Rreth 100 mijë doza vaksina anti grip janë shpërndarë pranë drejtorive të Shëndetit Publik në Rrethe, ku do të shpërndahen falas për qytetarët!
Lezha ka përfituar rreth 2200 doza, ku procesi i vaksinimit ka nisur dhe vihet re interes i lartë i qytetarëve
Arben Ristani: Është një vaksinë ndaj virusit të grupit AH1N1 dhe AH1N3 dhe këto gripe nuk kanë ndryshuar nuk kanë ndryshuar nga viti i kaluar. Prandaj vaksinimi i saj bën që të eliminojë shumë këtë lloj, i cili është shumë i rrezikshëm me temperaturë të lartë dhe me probleme në komunikacion. Duke përdorur vaksinën forma kalon e lehtë pastaj nuk njihet fare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/nis-vaksinimi-anti-grip-jane-shperndare-rreth-100-mije-doza/