Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Helidon Bendo pritet të drejtojë Shërbimin Informativ Shtetëror pasi të jetë dekretuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Po kush është njeriu që pritet të drejtojë institucionin më të rëndësishëm të sigurisë kombëtare?
Helidon Bendo ka mbajtur detyrën e zv/Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror prej gati 18 muajsh deri në momentin që kryeministri Rama e ka propozuar këtë të hënë për të qenë në krye të shërbimit duke zëvendësuar Visho Ajazin, të cilit i kishte përfunduar mandati në gusht të këtij viti.
Helidon Bendo u emërua nga kryeministri Rama në prill të vitit 2016 si numri dy SHISH, duke zëvendësuar në këtë detyrë pas shkarkimit Ylli Alushin, i cili e mbante këtë detyrë prej gati 13 vitesh.
Presidenti i asaj kohe, Bujari Nishani, dekretoi emërimin e Helidon Bendos si numri dy i SHISH pa krijuar polemika duke dhënë të kuptohet se ishte një figurë e pranuar nga të gjithë.
Para prillit të vitit 2016, Helidon Bendo, ka ushtruar prej 7 vitesh detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror të SHISH.
Prej 21 vitesh në SHISH, Helidon Bendo, ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Bendo ka lindur në qytetin e Korçës në 12 maj 1971. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kush-eshte-helidon-bendo-kreu-i-ri-i-shish/