Report TV - Dorëheqja e kreut të SHISH Basha: Pati presione për drogën

2018-05-08 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi dorëheqjen e ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika. Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha u shpreh se kreu i SHISH pati presione pas raporteve për implikimin e punonjësve të policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës.

"Kam konstatuar presione ndaj kreut të SHISH. Por një gjë është e sigurt se, një SHISH që harton raporte për përfshirjen e policëve në trafikun e drogës, është halë në sytë e narkoshtetit dhe të Edi Ramës. Kjo do të thotë se narkoshteti po përdor gjithçka për të mbyllur aferën e Tahiri por e kundërta do të ndodhë. Tahiri nuk do t?i shpëtojë drejtësisë. Bota perëndimore nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet në narkoshtet, në shtet të dështuar dhe të sunduar nga bandat. Kjo çështje nuk do mbyllet por të tjera do hapen në vijim", u shpreh Basha.

Kreu demokrat iu rikthye edhe njëherë çështjes Tahiri, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos i bëjë presion Prokurorisë, por të lejojë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. "Edi Rama të mos i bëjë presion prokurorisë. Saimir Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlament bëhet për të mbrojtur atë dhe Tahirin", tha Basha.

Prononcimi i plotë i Bashës

Pyetje: Z.Basha çfarë vendosi Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sot?
Basha: Në qendër të aksionit politik të opozitës, të Partisë Demokratike dhe të grupit parlamentar do të mbetet skandali Tahiri-Rama-Habilaj. Qëndrimet që ne nuk patëm mundësi t?i mbajmë? të mërkurën e kaluar, në raport me këtë çështje, do të vazhdojnë të shpalosen në çdo fragment të hapësirës parlamentare, në komisione dhe në seancë plenare. Kërkesa jonë e pandryshuar, e cila sot ka mbështetjen e gjithë botës perëndimore është që Edi Rama të mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë dhe të mos përdorë imunitetin parlamentar për të mbrojtur Tahirin nga kërkesat e drejta të Prokurorisë.
Saimir Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlamentar për të ndalur arrestin e Saimir Tahirit bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë Edi Ramën.

Free Traffic Exchange