Report TV - Vettingu në fuqi, Kushtetuesja rrëzon padinë e gjyqtarëve

2018-05-08 0

Gjykata Kushtetuese i jep dritën jeshile Vettingut, ligjit që do të rivlerësojë pasurinë, figurën morale dhe atë profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky proces tashmë ka nisur dhe pritet që brenda pak ditëve komisioni i pavarur i kualifikimit të nxjerr rezultatet e para.
Vendimi i Kushtetueses u dha këtë të hënën në të njëjtën ditë që nën kryesimin e ambasadorit Donald Lu dhe ambasadores Romana Vlahutin u inaugurua godina e njohur si shtëpia e Vettingut ish Lidhja e Shkrimtarëve pranë rrugës së Kavajës.

ReportTv ndoqi hap pas hapi seancë në kushtetuese për Vettingut ku sipas vendimit nga tre ligjet e paditura dy u lanë në fuqi ndërsa ndryshime do të bëhen vetëm tek këshilli i lartë gjyqësorë në një nen të tij.

Në fuqi mbetet ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve njohur si Vettingu, Ligji për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërsa ndryshime ka vetëm në ligjin për institucionet e reja të drejtësisë përkatësisht në nenin 76 pika dy e ligjit 115/2016 që lidhet për Këshillin e Lartë Gjyqësor për përjashtimin e anëtarit dhe kryetarit në këtë këshill.

Në këtë seancë morën pjesë gjyqtarët Bashkim Dedja kryetari i Kushtetuese si dhe anëtarët Vitore Tusha, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj, Fatos Lulo ndërsa mungoi gjyqtarja Altina Xhoxhaj.


Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 30.10.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:

Kërkues: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Subjekt i interesuar: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Objekti: 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 7, pika 2, shkronjat ?a? dhe ?c?; nenit 59, pika 1, shprehja ?zëvendëskryetari?; nenit 62, pika 8, shprehja ?2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar? dhe pika 13, shprehja ?2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar?; nenit 68, pika 6; nenit 76, pika 2; nenit 157, pika 1, shprehja ?zëvendëskryetari?; nenit 160, pika 8, shprehja ?2 anëtarë joprokurorë? dhe pika 13, shprehja ?2 anëtarë joprokurorë dhe 1 anëtar prokuror?; nenit 166, pika 6; nenit 175, pika 2, të ligjit nr.115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?.