Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një linjë trageti përmes liqenit e detit mes Shqipërisë e Kosovës! Profesori nga Kosova, Sabri Kadriu, hedh një ide interesante për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë e Malit të Zi, duke shfrytëzuar zonat e mbrojtura përreth Bunës si pasuri të përbashkët. Rreth 1 milion euro është parashikuar të harxhohet në tre vitet në vijim për mbrojtjen e zonës.
Zona e mbrojtur e Lumit Buna dhe territoret ligatinore përreth konsiderohen një pasuri e përbashkët mes Shqipërisë e Malit të Zi.
Por për profesorin kosovar, Sabri Kadriu, kjo zonë duhet te shndërrohet edhe në një urë lidhëse për forcimin ekonomik.
Ndajai hedh idenë për një linjë trageti përmes liqenit e detit mes dy vendeve për ti dhënë shtysë zhvillimit të turizmit.
Sabri Kadriu: Lumi Buna-Liqeni i Shkodrës duhet të lidhet përmes një trageti për të cilën kemi diskutuar që dy vjet. Si duket dy ministri janë vetëdijesu, edhe Shqipëri, edhe Mali i Zi kanë dalë, kanë shikuar vendin por kanë mbetur aty. Përvec anës ekonomike, është edhe turistike e politike sepse jemi në fazën e integrimeve rajonale. Nuk mund Mali i Zi dhe Shqipëri të shkojnë në Evropë pa u integruar mes tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/propozimi-i-profesorit-kosovar-linje-trageti-shqiperi-mal-i-zi/