Ora News – Shkencat pa buxhet, akademikët mbledhje urgjente të martën

2018-05-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Akademia e Shkencave mbledh urgjentisht Asamblenë ditën e martë për të diskutuar në lidhje me vijmësinë e institucionit pas diskutimit publik se janë hequr fondet për 2018. Gudar Beqiraj, kryetari i zgjedhur i këtij institucioni, tha se Rama para këtij vendimi nuk ka patur asnjë takim me akademikët, ndërsa lajmin e heqjes së buxhetit e ka mësuar përmes medias.
Gudar Beqiraj, kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, thotë se e ka mësuar përmes medias lajmin që këtij institucioni do t?i hiqet buxheti nga qeveria, ndaj dhe ka vendosur të thërrasë të martën një mbledhje emergjente të Asamblesë.
Beqiraj: Nesër do të bëjmë një mbledhje në orën 12:00 për këtë punë sepse në fund të fundit është Asambleja e Akademisë së Shkenca e cila do ti japë edhe një lloj mendimi të pjekur sepse është absurde që sot në shekullin e XXI të ketë shtet që të mbyllë Akademinë e Shkencave.
E quan të papranueshme faktin, që institucioni i Akademisë së Shkencave të pushojë së ekzistuari.
Beqiraj: Hiqet buxheti i Akademisë, nënkupton se Akademia do të shuhet, Akademia nuk do të ekzistojnë, sepse nuk ka si të ekzistojë pa buxhet.
Prof. Beqiraj thotë se nuk ka patur asnjë takim mes tyre dhe Ramës në lidhje me reformën e kërkuar në Akademinë e Shkencave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkencat-pa-buxhet-akademiket-mbledhje-urgjente-te-marten/