Shprehja e preferuar e kryeministrit ?punë ka por mungojnë profesionistët? ka rezultuar e vërtetë për hipotekat.
Ministrja e Drejtesisë ka njoftuar rihapjen e garës për plotësimin e vendeve vakante për 35 Zyrat Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në fazën e parë ka rezultuar se aplikuesit nuk përmbushnin kriteret.
Ish-drejtuesve të zyrave hipotekore iu kërkua dorëheqja pas zgjedhjeve të 25 qershorit nga vetë kryeministri Rama, pasi sipas tij këto zyra ishin kthyer në zyra korruptive që sorrollasnin qytetarët, ndërsa në shumë raste emërimi i tyre ishte partiak dhe s?kishte asnjë lidhje personale me detyrën.
Tv Klan