Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit të Kualifikimit, Genta Tafa, deklaroi se Reforma në Drejtësi është një ndërhyrje e thellë kirurgjikale, dhe se do të nisë vënia në jetë e saj.
?Reforma në drejtësi është një ndërhyrje e thellë kirurgjikale. Është një nga ato lloj ndërhyrjesh që bëhet për të nxjerrë nga koma pacientin dhe jo për ta zbukuruar atë. Ne fillojmë hapin tjetër, vënien në jetë të kësaj reforme. Në këtë rrugëtim të vështirë të kërcënuar nga shumë aktorë dhe faktorë përfitues të sistemit të pandëshkueshmërisë ia dolëm në krye vetëm sepse reforma ka pasur në çdo hap të sajin përkrahjen e pakushtëzuar të gjithë shqiptarëve kudo. Puna jonë merrr jetë nga kontrolli i dosjeve, të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, tha Tafa.