Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia e Tiranës gjatë një konflikti në familje. Policia u njoftua për një konflikt që po ndodhte në një banesë në Vorë.
Nga verifikimet rezultoi se 44-vjeçari Saimir P. Po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij me iniciale M.P. Nga kontrolli në banesë u gjet një kallashnikov me tre krehër dhe 90 fishekë dhe një thikë ushtarake me dy tehë.
Saimir P. u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për ?Dhuna në familje?, ?Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve të ftohta?.