Report TV - Rama takim 30 min me Metën i pari që prej betimit të qeverisë

2018-05-08 0

Kryeministri Edi Rama ka takuar për rreth 30 minuta në Presidencë, këtë të hënë, Presidentin Ilir Meta. Ky është takimi i parë i Ramës me kreun e shtetit që prej betimit të kabinetit "Rama 2" rreth 7 javë më parë.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se në fokus të bisedës janë çështje të aktualitetit politik. Gjithashtu, bëhet e ditur se Rama dhe Meta kanë biseduar edhe për pasuesin e Visho Ajazi Likës në krye të SHISH, pas dorëheqjes së tij nga detyra mesditën e kësaj të hëne. Sipas ligjit për Shërbimin Informativ, drejtori i SHISH propozohet nga Kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti.

Free Traffic Exchange