Vettingu - Puna e komisioneve të reformës në drejtësi nis me kontrollin e pasurisë

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre komisionet e reformës në drejtësi nisin zyrtarisht punën. Në inaugurimin e godinës ku do të ushtrojnë funksionin Genta Tafa, kreu i Komisionit të Kualifikimit dhe Natasha Mulaj që drejton Kolegjin e Apelimit ato e vunë theksin tek anagzhimi që duhet për të reformuar sistemin e drejtësisë. Po ashtu vonësa në miratimin e kuadrit ligjor është konsideruar e qëllimshme.
Genta Tafa: ?Reforma në drejtësi është një ndërhyrje e thellë kirurgjikale. Është një nga ato lloj ndërhyrjesh që bëhet për të nxjerrë nga koma pacientin dhe jo për ta zbukuruar atë. Ne fillojmë hapin tjetër, vënien në jetë të kësaj reforme. Në këtë rrugëtim të vështirë të kërcënuar nga shumë aktorë dhe faktorë përfitues të sistemit të pandëshkueshmërisë ia dolëm në krye vetëm sepse reforma ka pasur në çdo hap të sajin përkrahjen e pakushtëzuar të gjithë shqiptarëve kudo. Puna jonë merrr jetë nga kontrolli i dosjeve, të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit të shqiptarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/puna-e-komisioneve-te-reformes-ne-drejtesi-nis-me-kontrollin-e-pasurise/