Perfundon investimi i qeverise në Spitalin e Traumes

2018-05-08 1

Pas 2 vjetësh punime ka përfunduar investimi i qeverisë për modernizimin e Spitalit të Traumës, ish ? Spitali Ushtarak në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga ministrja e tij e shendetesise inspektuan ambjentet e rikostruktuara të cilat janë pajisur me aparatura të reja mjekësore në të gjitha pavionet e këtij spitali.

?Para katër vitesh ishte një spital lufte, se nuk ishte vënë më dorë. Sot është një gjë krejt tjetër dhe fakti që është i gatshëm për t?u akredituar e për t?u certifikuar me certifikatat e Bashkimit Europian, duke filluar nga gjithë instrumentet mjekësore, procesi i sterilizimit, plus dhe gjithë zonat e reja të pritjes, të trajtimit, të rehabilitimit, është realisht një ëndërr që bëhet realitet?.

Spitali i Traumës ka tashmë një shërbim të rikostruktur fizioterapie dhe laboratorët e imazheria kanë pajisje të reja dhe moderne. Aparaturat e këtij spitali përpara ndërhyrjes datonin në 1970.

Tv Klan