Report TV - Sa janë rritur pensionet nga 2015 të moshuarit që përfitojnë më shumë

2018-05-08 0

Vitet e fundit pensionet kanë pësuar ndryshime të herëpashershme, për sa i përket masës së përfitimit. Që prej 1 janarit 2015 pensionet janë rritur disa herë. Duke filluar nga indeksimi deri tek pensioni social që më parë nuk ka ekzistuar. Sot të moshuarit marrin pension social në vlerën 6800 lekë të reja, pavarisht nëse kanë paguar sigurime ose jo.

Skema e re vendosi si pension minimal pleqërie, për të moshuarit që plotësojnë vitet e kontributeve, masën prej 14 500 lek të reja. Ndërkohë në vitin 2016 qeveria bëri edhe indeksimin e pensioneve në masën 2%. Rritja më e madhe e përfitimeve është bërë në mars të këtij viti me 3%. Pensioni miniaml sot për të moshuarit është në masën 15 mijë lekë. Ndërkohë rritje ka pësuar edhe pensionet mesatare dhe maksimale. Pensioni mesatar sot është në masën e 19 mijë lekëve, ndërkohë që ka edhe pensione më të larta se 30 mijë lekë.

Free Traffic Exchange