Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të mbështetura nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, nisën sot në terren aksionin për verifikimin e dokumentacionit dhe mbylljen e të gjitha pikave të skrapit që funksionojnë në Tiranë, në kundërshtim me parashikimet ligjore mjedisore dhe për të cilat ka patur edhe ankesa nga qytetarët në portalin ?Bashkëqeverisja me qytetarët?.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku morën pjesë në aksionin e sotëm që u fokusua në disa nga pikat më të mëdha të grumbullimit të mbetjeve për skrap që funksiononte në zonat e banuara, ndërsa theksuan se aksioni do të vijojë në gjithë territorin e Tiranës për të vazhduar më pas në gjithë vendin.
Klosi: Ne kemi ndjekur shqetësimet e tyre dhe së bashku me Bashkinë e Tiranës kemi ardhur këtu për të parë një nga problematikat më të mëdha, atë të zgjidhjes përfundimtare të zonave të cilat mbledhin skrapin, zonave të cilat mbledhin mbetjet urbane të qytetit, të cilat kryhen jashtë normave të plotësimit të lejes mjedisore.
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të vendosur rregull në këtë lloj aktiviteti dhe për t?i dhënë përgjigje një shqetësimi të vazhdueshëm të qytetarëve të Tiranës.
Mazniku: Sipas informacioneve që kemi, operojnë më shumë se 170 pika të cilat grumbullojnë mbetje nga më të ndryshmet, një pjesë madhe e tyre janë brenda zonave të banuara. Qytetarët kanë shprehur në mënyrë të vijueshme shqetësimin për këto pika dhe për ndotjen mjedisore, por edhe për trafikun e krijuar, si edhe për anën estetike dhe mënyrën se si hyjnë e dalin mjetet nga aty.
Ai theksoi se të gjitha pikave të skrapit në Tiranë do t?u verifikohet dokumentacioni dhe kushtet në të cilat ushtrojnë aktivitet. Ato që nuk arrijnë të plotësojnë kriteret ligjore do të mbyllen.
Mazniku bëri të ditur se vetëm në fazën e parë janë konstatuar më shumë se 30 prej këtyre bizneseve të këtij lloji që funksionojnë në kundërshtim me ligjin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-dhe-ministria-e-mjedisit-aksion-per-varrezat-e-makinave/