Ora News - Përplasje PD-PS për oficerin Dritan Zagani

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një dokumenti të paraqitur nga grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sipas të cilit Dritan Zagani ishte nën ?urdhër-arresti? nga Krimet e Rënda, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, thotë se nuk ka asnjë fajësim ligjor për ish-komisarin e policisë.
Në një dalje për mediat, Alibeaj thotë se Zagani u kërcënua nga Habilajt, Tahiri dhe Rama për shkak të denoncimeve të tij. Ajo thotë se kryeministri Rama gënjeu publikisht dy ditë më parë për fajësinë e Zaganit.
Deklarata e plotë:
Në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar dhe arrestuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin, njeriun që hetoi dhe kapi në flagrancë bandën Tahiri-Habilaj. Asnjë polic dhe madje asnjë kriminel nuk është sulmuar dhe akuzuar prej Edi Ramës sa Dritan Zagani. Kaq mjafton për të kuptuar se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.
E vërteta është se Rama ? Tahiri kanë qenë në dijeni të plotë të veprimtarisë kriminale të Habilajve dhe jo vetëm. Kanë qenë frymëzues, mbështetës dhe përfitues të saj, si? del nga përgjimet e antimafias italiane. Kanë qenë në dijeni, e kanë ndihmuar dhe e kanë bekuar trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Kanë përfituar prej saj dhe kanë blerë edhe zgjedhjet me milionat e drogës.
Prandaj Oficerin Dritan Zagani e sulmuan, e kërcënuan e arrestuan dhe e persekutuan të gjithë këto tre vjet: e kërcënuan Habilajt, e kërcënoi Saimir Tahiri, e kërcënoi Edi Rama. Së bashku deshën ta dergjnin në burg për shumë vite, por nuk ja dolën dot.
Para dy ditësh Edi Rama gënjeu publikisht se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda. Pasi gënjeshtra e tij doli zbuluar, sot serviri përmes Taulant Ballës një masë e sigurimi të Krimeve të Rënda.
Në fakt kushdo përveç avokatit të krimit dhe mafies e kupton se një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/alibeaj-rama-genjeu-publikisht-per-zaganin-nuk-ka-asnje-denim/