Report TV - Lufta ndaj korrupsionit, krijohet njësia e sinjalizuesve në gjykata

2018-05-08 0

Gjykata e Tiranës krijon strukturën e sinjalizuesve e cila do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe veprimeve të paligjshme të administratës gjyqësore dhe gjyqtarëve.
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një urdhër të kryetares së gjykatës tiranë Enkelejdi Hajro të datës 27 tetor 2017 ku është miratuar rregullorja e brendshme e funksionimit të gjykatës dhe në nenin 53 të përshkruhet funksionimi i strukturës së sinjalizuesve.

Kjo njësi sipas urdhrit të gjykatës krijohet në zbatim të ligjit nr 60/2016 tashmë i miratuar dhe në fuqi për administratën shtetërore përfshi dhe gjykatat.

Në nenin 1 të këtij ligji përshkruhet se ?Qëllimi i këtij ligji është: parandalimi dhe goditja e korrupsionit në sektorin publik e privat; mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet ose praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës; nxitja e sinjalizimit të veprimeve ose praktikave të dyshuara të korrupsionit.

Free Traffic Exchange