Një sërë investimesh në Spitalin Universitar i Traumës kanë përmirësuar cilësinë e shërbimin në këtë qendër, duke sjellë 11 salla operacione krejtësisht të rehabilituara dhe me pajisje mjekësore të reja. Gjatë vizitës në spitalin e Traumës, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vlerësuan investimin.
?Spitali i Traumës, që prej ndërtimit të tij asnjëherë nuk është investuar. Janë dy investime radikale që janë kryer për ndryshimin e të gjithë shërbimeve, nga Urgjenca, Reanimacioni, shërbimet pritëse dhe pastaj është realizuar gjithë pajisja e plotë me aparaturat biomjekësoe dhe pajisjet spitalore?, ? u shpreh ministrja Manastirliu.
Kryeministri Rama u shpreh se ky investim e ka kthyer Spitalin e Traumës në një ndër spitalet më të mira në vend, si dhe shprehu ambicien për ta çuar këtë cilësi në çdo spital rajonal.