Report TV - Zagani, Alibeaj: Askush nuk është gjykuar më shumë se ai

2018-05-08 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar nga selia e Partisë Demokratike, për sa i përket dokumenteve të publikuara nga deputeti socialist Taulant Balla për një masë sigurie ndaj Dritan Zaganit.
?Asnjë kriminel nuk është gjykuar aq sa Zagani, kaq mjafton për të kuptuar në anën e kujt është Rama dhe Tahiri?, është shprehur Alibeaj, i cili ka shtuar se kryeministri dhe ish- ministri i Brendshëm, janë mbështetës dhe përfitues aktivitetit të Habilajve.

?Sot kushdo e kupton se një masë sigurimi nuk është dënim dhe aq më tepër kur kjo masë është dhënë nga urdhrat e Tahirit?, ka thënë Alibea, i cili ka shtuar se çështja e Zaganit edhe pas tre vitesh vazhdon të jetë në gjykatën e Fierit nën presionin që është duke ju ushtruar gjykatës.

Kushdo e kupton pse Rama ka lënë çdo punë e merret me Zaganin. Është duke u përpjekur për të fshehur gjurmët, i kapur nga paniku nuk është në mbrojtje vetëm të Tahirit, po është hedhur në sulm për të fshehur drejtësinë?, përfundoi Alibeaj.

Free Traffic Exchange