Kodi i Sjelljes së deputetëve shqiptarë, i cili pritet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar, falë presionit të fortë të ndërkombëtarëve, ka trazuar Parlamentin. Deputetët, sidomos përfaqësuesit e Partisë Demokratike, nuk e kanë mirëpritur një ndër parashikimet e Kodit të ri Etik, i cili ndalon ligjvënësin që të pranojë dhurata ose trajtime preferenciale, për shkak të pozicionit të tij. Shqiptarja.com zbardh debatet mes deputetëve të dy kampeve politike në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të datës 17 tetor, për çështjen e ndalimit të marrjes së dhuratave.
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi e konsideron arbitrar nenin për kufizimin dhe ndalimin e dhuratave që bëhen në bazë të pozicionit si ligjvënës. Deputeti shton pyetjen se çfarë duhet bërë me dhuratat që mund t?u ofrohen deputetëve nga sheikët nga Dubai apo nga Kuvajti.