Zgjatet misioni në detin e Egje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Shqipëria do te vazhdoje te jete pjese e operacionit te Aleancës se Atlantikut te Veriut ne detin Egje. Ket fakt e ka konfirmuar vete ministrja e mbrojtjes gjate vizitës në komandën e Forcës Detare në Durrës. Olta Xhaçka tha se ky vendim lidhet me rezultatet pozitive që ekuipazhi shqiptar i anijes ?Oriku? ka shënuar në operacionet e kërkim shpëtimit të emigrantëve.




?Angazhimi ynë fillestar ishte, të qëndronim në këtë operacion deri në fund të vitit 2017, por më lejoni t?iu bej me dije se pak ditë më parë i kemi konfirmuar Aleancës, së djemtë dhe vajzat shqiptare do të vazhdojnë të patrullojnë në detin Egje edhe për 12 muaj të tjerë, për të shpëtuar të tjerë jetë njerëzish, si ata 700 emigrantë sirianë, që i zbritët shëndoshë e mirë në breg apo të tjerë që do të kenë të njëjtin fat të mirë, përmes kontributit të ushtarakëve që valëvisin flamurin shqiptar në ujërat ndërkombëtare.?



Në fund të muajit Nëntor, drejt detit Egje do të niset anija e dytë e Flotës Detare, e cila do të zëvendësojë ?Orikun?. Sipas ministres se mbrojtjes, një tjetër lajm i mirë është pajisja e 4 anijeve të patrullimit me sistem të ri armatimi.



?E di, ka jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje e vështirësi që duhen kapërcyer. Dhe unë jam e sigurte që do t?ia dalim, duke nisur nga më e afërta, modernizimi i forcave tona të armatosura. Së shpejti, anijet tona të patrullimit do të përfshihen në këtë proces modernizimi. Operacionaliteti i tyre do të rritet përmes sistemit modern të armatimit që do të instalohet këtu të Iliria, të Butrinti apo Oriku që kthehet nga fund të vitit nga deti Egje. Ky proces, kemi angazhimin maksimal për të përfunduar brenda këtij viti duke përforcuar kështu misionin e sovraniteti territorial apo edhe të ndihmës që mund të na kërkohet nga fqinjët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.?



Anija ?Iliria? është një prej atyre që brenda pak muajsh do të pajisen për herë të parë me sistem modern armatimi. Ministrja Xhaçka qëndroi për disa orë në bordin e saj, duke ndjekur stërvitje të ndërhyrjes së shpejtë në rast rreziku.

Free Traffic Exchange