Report TV - Furtunë në Burgje,shkarkohen 8 drejtorë,MD:Rrezikuan sigurinë

2018-05-08 0

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorët e burgjeve në disa qytete, duke i dërguar ata për ndjekje penale. Ministrja deklaroi se drejtorët e shkarkuar akuzohen për shkelje të rënda, që rrezikonin sigurinë në burgje. Në një dalje për media, ministrja Gjonaj njoftoi largimin nga detyra të drejtorëve të Burgjeve në Lezhë, Rrogozhinë, Lushnje, Peqin, Tepelenë, Sarandë, (i dënuar më parë), Berat, Durrës.
?Kontrollet e kryera kanë evidentuar shkelje të rënda, shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve. Janë evidentuar raste të futjes së lëndëve narkotike në burgje. Ministria e Drejtësisë e vendosur për zbatimin e ligjit, nuk do lejojmë asnjë shkelje. 88 vepra penale i referohen burgut të Peqinit, ndërkohë 36 vepra të tjera i referohen burgut të Rrogozhinës.

Pavarësisht alarmit të vënë nga prokuroria nuk është vepruar më parë nga ana e kësaj ministrie. Arsyet e mosveprimit mbeten të panjohura. Janë verifikuar të paktën 6 raste të lejimit të futjes së lëndëve narkotike në burgje. Në burgun e Durrësit jo më larg se muaji gusht janë arrestuar specialisti i edukimit dhe shitësi i njësisë tregtare për shpërndarje lëndësh narkotike. Janë evidentuar shkelje të përsëritura të rregullores së përgjithshme në organizmin, funksionimin dhe kontrollin

Është evidentuar mosmarrja e masave të menjëhershme për personelin, që kryejnë aktet e ushtrimit të dhunës së të dënuarve. Mjafton të kujtojmë rastin e Peqinit, ku u shkarkuan Është evidentuar mosmarrja e masave për parandalimin e korrupsionit në institucionet ku drejtojnë?, tha Gjonaj.