Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projektbuxheti 2018 parashikon 8 konçesione të reja të llojit Partneritet Privat-Publik.
Qeveria shqiptare ka parashikuar që të bashkëpunojë me privatin për ndërtimin e një sërë segmentesh të rëndësishme rrugore.
Sipas tabelave shpjeguese në relacionin e projektbuxhetit 2018, projektet në infrastrukturë kapin vlerën e 140.6 miliardë lekëve. Ndërtimi i segmentit rrugor Kashar-Rrogozhinë është projekti që ka vlerën më të madhe për vitin 2018 në infrastrukturë. Për rrugën e Arbrit, vitin e ardhshëm janë akorduar 24 miliardë lekë.
Për sektorin e shëndetësisë është parashikuar një fond prej 9.5 miliard lekësh, i cili do të përdoret për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit. Një tjetër kontratë e karakterit PPP parashikohet edhe për ndërtimin e shkollave parauniversitare në bashkinë e Tiranës.
Për këtë projekt parashikohet një fond prej 6.4 miliardë lekësh.
Qeveria ka zgjedhur që të realizojë këto projekte në bashkëpunim me privatin për shkak të kostove të larta dhe pamundësisë së buxhetit për të mbuluar shpenzimet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/parashikohen-edhe-8-kontrata-te-reja-partneritet-privat-publik/