Në kulmin e debateve politike që ka shkaktuar çështja Tahiri, Kryeministri Rama zgjodhi Akademinë Politike të Partisë Socialiste, për t?u kërkuar të rinjve të mos dekurajohen në ambiciet e tyre për të qenë pjesë e politikbërjes.
Jo rastësisht kreu socialist iu drejtua brezit të politikanëve të rinj që Akademia promovon në kuadër të bashkëpunimit me fondacionin ?Qemal Stafa? , të drejtuar dikur nga Saimir Tahiri.
?Politika nuk është punë e keqe, por mund të bëjë shumë keq kur nuk i bën punët mirë. Pa dyshim që në terrenin e sotëm ka shumë arsye për të qenë të demotivuar me ato që thuhen, dëgjohen e debatohen me mënyrën se si shpërdorohet fuqia e politikës për qëllim e axhenda të ndryshme, po nga ana tjetër politika është i vetmi instrument në dorën e njeriut për t?u bashkuar me të tjerë dhe për të bërë të mundura gjëra që janë të pamundura?.
Kryeministri u ndal edhe tek platforma online që qeveria ka ndërrmarrë në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët, ku ripërsëriti thirrjen në adresë edhe të të rinjve që të denoncojnë cdo rast që përbën shkelje.