Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari njoftoi se pas arrestimit të Danjan Ndokës pak ditë më parë është arrestuar edhe Samuel Noka. Danjan Ndoka, që është nipi i ish-deputetit Arben Ndoka së bashku me Samuel Nokën akuzohen se ditën e zgjedhjeve në 25 qershor dhunuan një person, aktivist i LSI, Florian Dushku.
Danjan Ndoka u arrestua pak ditë më parë, ndërsa ishte në kërkim për plagosjen ditën e zgjedhjeve të aktivistit i LSI-së Florian Dushku, në Shëngjin të Lezhës, ndërsa mbi të rëndojnë edhe akuza të tjera " Arrest me burg" për veprat penale "Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative", "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje".
Sot gjykata e Apelit në Shkodër e ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Danjan Ndokën duke e lënë në burg. Ai u arrestua në datë 25 tetor, ndërsa tashmë së bashku me Samuel Nokën do të gjykohen për plagosjen e aktivistit të LSI.