Kryeministri Edi Rama foli sot edhe për takimin me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Rama tha se ka qenë ai që I ka kërkuar takimin Tahirit dhe shtoi se nuk I ka ofruar asgjë tjetër përveç rrugës që në funksion të vendit dhe drejtësisë.
?Kemi pas një komunikim normal dhe me komunikim te plotë në sensin që as ai nuk kërkoi asgjë por I qëndroi asaj që ka thënë në publik që në këtë betejë unë do të ndjek rrugën time dhe as unë nuk mund ti ofroja asgjë tjetër përveç rrugës që zgjodhëm në funksion të vendit dhe drejtësisë. Kemi qenë vetëm ne të dy në takim dhe e kam thirrë unë në takim. Unë s?kam ndryshuar asnjë qëndrim dhe po të kthehesha pas do të ndiqja të njëjtën vijë dhe këm kërkuar të vërtetën?, tha Rama.