Ora News – Bashkë kundër kancerit të gjirit në Lezhë: Gra bëni Mamografinë!

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lezha ishte zgjedhur për aktivitetin e madh sensibilizues kundër kancerit të gjirit. Burrat marshuan krah grave në një aktivitet ku u bënë bashkë, qytetarë, diplomatë e drejtues të lartë. Apeli për gratë shkoi me një zë: Bëni mamografi.
Burrat ecën krah grave në Lezhë në marshimin e madhe sensibilizues kundër sëmundjes së kancerit të gjirit
Të mbijetuarat dhanë mesazhe për forcë e kurajo në përballimin e sëmundjes.
?Përveç kancerit unë kam gjëra shumë më të rëndësishme në jetë. Kanceri nuk është asgjë e rëndësishme nëqoftëse do të bëjmë atë për të cilën jemi ne këtu sot, nëse do të ndërgjegjësohemi të gjithë dhe ta parandalojmë në kohë?.
Ministra, përfaqësues të trupit diplomatik e të zgjedhur vendorë ishin pjesë e aktivitetit.
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe numri dy i Ambasadës amerikane e vunë theksin tek diagnostikimi dhe kurimi në kohë i sëmundjes.
Romana Vlahutin: Ju lutemi që të bëni mamografinë çdo vit. Parandalimi i hershëm është shumë i rëndësishëm dhe do të thotë që të jetosh. Fatkeqësisht 50% e rasteve në Shqipëri diagnostikohen me vonesë, kjo është një sëmundje plotësisht e kurueshme por vetëm nëse kapet në fazat e hershme të saj.
David Muniz: Shëndeti juaj varet nga ju, një veprim i thjeshtë mund të shpëtojë jetën tuaj. Bëni rregullisht mamografi dhe konsultohuni me mjekun tuaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/bashke-kunder-kancerit-te-gjirit-ne-lezhe-gra-beni-mamografine/

Free Traffic Exchange