Vendoset ne Tropojë shtatorja e Azem Hajdarit

2018-05-08 2

Nga Tropoja ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Azem Hajdarit, lideri i demokratëve, Sali Berisha ka bërë një apel në adresë të shqiptarëve, duke i ftuar të frymëzohen nga shembulli i heroit të demokracisë, përpara rrezikut që sipas tij po I kanoset vendit.

?Nuk mund të mos mohojmë se një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë, dhe kjo vello e zezë është velloja e narkotikëve. Jemi këtu, më të vendosur se kurrë, të frymëzuar nga Azem Hajdari për t?u ndarë dhe nga kjo e keqe, për t?u ndarë nga çdo e keqe që nuk meritojmë, për të ecur të sigurt drejt hapësirave europiane që ne meritojmë.?

Për kreun e demokratëve, Azem Hajdari shënoi edhe nisjen e epokës së demokracisë.

Basha: ?Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdari fiton përmasat e një figure politike të papërsëritshme, që afron, që bashkon, që frymëzon me shembullin dhe veprën e tij. Liria fitohet e mbahet me beteja duke shkuar çdo ditë në luftë për të. Se liria është mision për drejtuesit politikë.?

Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Azem Hajdarit ishte e pranishme edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi./Tv Klan

Free Traffic Exchange