BOOM - Farsa me aftësinë për punë, mushkëritë ‘top’ pa bërë skopi fare (27 tetor 2017)

2018-05-08 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ?Rama 2? është angazhuar në shmangien e burokracive me dokumentat. Emisioni ?BOOM? denoncoi mbrëmjen e sotme burokracitë me marrjen e vërtetimit të aftësisë për punë, ku punonjësit duhet ta rinovojnë çdo tre muaj. Por ajo çfarë e bën këtë dokument fals është fakti se ti pajisesh me të gjithë përgjigjet e analizave ku shumica prej tyre nuk kryhen fare, si rasti i skopisë psh.

Në fletoren zyrtare nr. 171, Datë 15.09.2016 u publikua vendimi nr. 639, datë 7.9.2016  për përcaktimin e rregullave, të procedurave e të llojeve të testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës së punëmarrësit, si dhe të mënyrës së funksionimit të shërbimit mjekësor në punë.

Në disa pika të këtij vendimi thuhet: Për të siguruar kontrollin shëndetësor në punë të punëmarrësve, punëdhënësi:

a) punëson punëmarrësit e tij bazuar në raportin e lëshuar nga komisioni mjekoligjor pranë çdo qendre shëndetësore, i cili dorëzohet vetëm në momentin e fillimit të punës.

ç) ?Raport i kontrollit shëndetësor në punë?, është dokumenti që tregon nëse një punëmarrës është i aftë apo jo fizikisht dhe mendërisht për të kryer çdo punë të veçantë, në bazë të ekzaminimit të shëndetit në punë.

Raporti mjekoligjor për vërtetimin e aftësisë në punë të punëmarrësit dorëzohet në momentin e punësimit dhe ka një vlefshmëri 3-mujore nga data e lëshimit të tij.

Dhe thonë pastaj kanë marrë fund burokracitë.Për të marrë këtë vërtetim duhet që të marrësh në bazë të profesionit disa rekomandime te mjeku i familjes dhe të kryesh më parë disa vizita apo edhe shërbime të tjera mjekësore, një prej të cilave është dhe skopia, kontrolli i mushkërive.

Këtë bashkë me disa analiza të tjera ua kërkonin këtë fillim viti të gjithë mësuesve. Skopia bëhej thjesht me një pyetje. Ndjen ndonjë shqetësim, pyeste mjekja. Jo, thoshte pacienti. Mirupafshim, u bë skopia.

Mësuesve përveç skopisë i kishin kërkuar dhe vizitë te dermatologu, te okulisti, te mjeku i ORL-së për veshët  dhe pastaj me të gjitha këto letra duhet të dalësh në komision dhe të marrësh atë vërtetimin që je i aftë për punë.

Pra, një farsë e vërtetë. Një burokraci letrash, nga e cila më së paku, nuk kontrollohesh realisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/farsa-me-aftesine-per-pune-mushkerite-top-pa-bere-skopi-fare/