Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Akademiku Artan Fuga i cili për shumë vite drejtoi Departamentin e Gazetarisë, tregohet i kujdesshëm për ta analizuar atë që në 48 orët e fundit u kthye në çështje të ditës, incidentin e fundit të kryeministrit Rama me gazetarët.
Për profesorin Fuga, kreu i ekzekutivit u përpoq të krijojë një tjetër ngjarje për të zhvendosur vëmendjen nga çështja e nxehtë e iish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Artan Fuga: Pasojat janë që politika në një farë mënyre në vend të ngjarjes N që është problemi i inkriminimit ose jo të ish-Ministrit të Brendshëm, u krijua një ngjarje N1, ngjarje tjetër. Ngjarja e debatit të kryeministrit me gazetarët që nuk ishte një debat. Pra kishte një zhvendosje të vëmendjes, ky ishte rezultati i parë.
Sipas Fugës, kjo situatë është treguesja më e mirë se në Shqipëri ka ardhur momenti i duhur për të krijuar një marrëdhënie të re mes politikës dhe medias.
Artan Fuga: Audienca nuk ka nevojë për një komunikim direkt të politikës, ka nevojë që midis politikës dhe audiencës të jetë gazetari sepse gazetari është profesionisti që di të interpretojë, di të bëjë pyetje, di të shprehë opinionet e audiencave të gjera. Kurse çdo qytetar më vete përpara politikanit është i dorëzuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fuga-rama-krijoi-tjeter-ngjarje-te-zhvendosur-vemendjen-nga-tahiri/