Rudina/ Fatmir Hysenbelliu premton se do sjelle Pamela Anderson ne Shqiperi (27.10.17)

2018-05-08 15

Fatmir Hysenbelliu, i njohur ndryshe si Oni ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku ndër të tjera foli edhe për takimin me aktoren Pamela Anderson dhe këngëtaren Nicole Scherzinger.

Hysenbelliu tha se flet herë pas here me Anderson dhe se së shpejti ajo mund të vijë në Shqipëri.

?Unë isha një nga të ftuarit në një eveniment të saj. Unë isha i vetmi që nuk isha çift dhe ishte rastisi të ishim afër. Unë i thash se në fund të muajit do të jem në Miami dhe atje do të ishte edhe ajo.

Ne flinim në të njëjtin hotel dhe foto është shkrepur kur ne shkuam në një hotel tjetër për të ngrënë. Ajo është akoma shumë e bukur dhe shumë djem të rinj i shkruajnë dhe e ngacmojnë. Është e mbajtur mirë dhe ajo po përdor forcën e saj për të bërë bamirësi. Ajo kishte dëgjuar për Shqipërinë, por nuk kishte qenë. Besoj ajo do të vijë në Shqipëri?, tha 25-vjeçari.

Ndërkohë për takimin me këngëtaren Nicole Scherzinger, Hysenbelliu tha se nuk mban kontakte me të, po nëse do ta ftonte në Shqipëri ajo nuk do ta refuzonte.

?Me Nicol kemi një shoqe të përbashkët. Rastisi në një party në Ibiza. Me Nicol nuk kam kontakte me të. Por edhe ajo nuk do refuzonte të vinte në Shqipëri?, tha Hysenbelliu. /tvklan.al

Free Traffic Exchange