Ora News – Konkurs për Drejtorët, 75 kandidatë për spitalet universitare dhe rajonale

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

75 kandidatë për të drejtuar spitalet universitare dhe rajonale i janë nënshtruar testimit me shkrim të hartuar nga autoritetet shëndetësore. 22 aplikantë konkurojnë për drejtimin e 5 spitaleve universitare, ndërsa 53 për drejtimin e 11 spitaleve rajonale.
75 kandidatë për drejtues spitalesh në vend i janë nënshtruar testimit me shkrim. Nga këta, 22 aplikantë konkurojnë për drejtimin e 5 spitaleve universitare, ndërsa 53 për drejtimin e 11 spitaleve rajonale.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiriu, tha se kjo është hera e parë që drejtuesit e spitaleve përzgjidhen sipas konkursit.
Manastirliu: Menjëherë pas përfundimit të këtij testimi, në datat 1, 2 dhe 3 nëntor do të zhvillohet intervista me gojë e kandidatëve nëpërmjet një komisioni ad-hoc.
Në testim janë edhe drejtues aktualë, të cilëve Rama iu kërkoi dorëheqjen. Lidhur me këtë debat ku një pjesë e tyre refuzuan largimin, Ministrja tha se po ndiqen procedurat që parashikon Kodi i Punës dhe gjithçka është transparente.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/konkurs-per-drejtoret-75-kandidate-per-spitalet-universitare-dhe-rajonale/