Report TV - Spitalet/Konkursi për 16 drejtorët Manastirliu: Transparencë e plotë

2018-05-08 0

Sot u zhvillua provimi me shkrim për përzgjedhjen e drejtuesve të spitaleve Universitare dhe Rajonale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër fazën e dytë të konkursit, ku garuan 53 kandidatë për 11 spitalet Rajonale dhe 22 kandidatë për 5 spitalet Bashkiake.
?Është hera e parë që zhvillohet një konkurs i tillë, publik, transparent për drejtuesit e shëndetësisë në vend. Ky është një standard i ri, një model i ri dhe tashmë nuk ka më kthim mbrapa, por çdo konkurs do të zhvillohet mbi bazë meritokracie dhe mbi baza të procedurave transparente?, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kandidatët për drejtorë të spitaleve Universitare dhe Rajonale kalojnë në 3 faza testimi për përzgjedhjen e tyre. ?Kishim 84 aplikime në fazën e parë ku u konkurrua me dosje, me kritere tashmë të shpallura, ku përfshihet edhe eksperienca në punë.

Nga 84 aplikues, 75 e kanë kaluar fazën e parë dhe testohen sot me shkrim. Më pas, do të konkurrohet në fazën e tretë, atë të provimit me gojë, me një komision tashmë të ngritur Ad-hoc, të përbërë nga ekspertë të shëndetësisë dhe menaxhimit në Shqipëri si dhe ekspertë ndërkombëtarë të menaxhimit spitalor?, tha Manastirliu.

Në fazën e parë, u regjistruan 84 aplikime, për 16 spitalet Universitare dhe Rajonale në vend. Nga 75 kandidatët që kaluan në fazën e dytë, janë 22 konkurrentë që garojnë sot për drejtues të 5 spitaleve Universitare në Tiranë dhe 53 konkurrentë garojnë për drejtues të 11 spitaleve Rajonale.

Free Traffic Exchange