Për herë të parë drejtuesit e spitaleve do të përzgjidhen me anë të konkursit.
Pas fazës së parë të aplikimit, 75 kandidatë, 53 për 11 spitalet universitare dhe Rajonale dhe 22 për spitalet Bashkiake, i janë nënshtruar fazës se dytë me shkrim.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu: ?Kandidatët po testohen sot, nëpërmjet testimit me shkrim për njohuritë e tyre në fushën e legjislacionit... ?
Para një komisioni Ad-hoc kandidatet do të testohen me gojë në datat 1, 2 dhe 3 Nëntor, pas të cilës do shpallen 16 drejtuesit e rinj të spitaleve.
/Tv Klan