Itali - Më 31 tetor pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore e bandës së Habilajve

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më 31 tetor 2017 pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore e anëtarëve të bandës së Habilajve të arrestuar me urdhër të Gjykatës së Katanias në operacionin e Policisë italiane të koduar ?Rosa dei Venti?.
Të gjithë të arrestuarit italianë e shqiptarë , anëtarë të bandës që trafikonte lëndë narkotike e armë nga Shqipëria drejt Italisë, me anë të avokatëve të tyre kanë prezantuar kërkesën e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Katanias duke kundërshtuar akuzën ndaj tyre.
Nezar Seiti një nga anëtarët e bandës së Habilajve është arrestuar në territorin e Republikës së Shqipërisë e brenda 20 ditëve nga data e arrestimit duhet të ekstradohet drejt Italisë për t?iu nënshtruar gjykimit të drejtësisë italiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/me-31-tetor-pritet-te-zhvillohet-seanca-e-pare-gjyqesore-e-bandes-se-habilajve/