Aktiviteti - Platforma bashkëqeverisëse, Rama: Ministrat, përgjegjës për çdo ankesë

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Platforma e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm tashmë është në embrionin e saj.
Bashkë me 28 anëtarët e saj dhe me ministrat përkrah, kryeministri Edi Rama u tha qytetarëve se përgjegjës për të zgjidhur punën e tyre, tashmë nëpërmjet kësaj platforme janë direkt ministrat
Edi Rama: ?Përmes platformës njerëzit do marrin përgjigje. Përgjegjes të drejtpërdrejtë për çdo ankesë, për çdo kërkesë dhe për vlerësimin e çdo shprehjeje dëshire për kontribut janë ministrat dhe ministret.?
Sipas Ramës ky nuk është një portal dosido, por gjithsesi si i tillë duhet të fitojë besimin e njerëzve dhe ky besim krijohet duke pasur raste suksesi
Edi Rama: ?Kjo platformë krijon mundësinë që ta zgjidhësh problemin direkt me përgjegjësit direkt që sipas Kushtetutës dhe ligjit janë aty për të zgjidhur problemet. Besimi do të krijohet vetëm nëpërmjet historive të suksesit, nëpërmjet raportimit transparent të të gjithë veprimtarisë së kësaj organizate.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/platforma-bashkeqeverisese-rama-ministrat-pergjegjes-direkt-per-cdo-ankese/