Report TV - Nisin punimet për rehabilitim e tregut të fruta-perimeve në Rr. “Mine Peza”

2018-05-08 6

Brenda vitit të ardhshëm Tirana do të ketë një rrjet modern tregjesh publik të fruta-perimeve, për t?i dhënë fund fenomenit të shitjes produkteve ushqimore në rrugë. Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e ndërtimit të tregjeve të reja në të gjitha njësitë e Tiranës. Pak ditë pasi nisi rindërtimin e tregut te lulishte ?1 Maji? në Njësinë 5, bashkia po rindërton edhe tregun në Rr. ?Mine Peza? në Njësinë 9, i cili do të ofrojë standarde dhe siguri më të madhe ushqimore për konsumatorët.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi faktin se brenda pak ditësh nisi puna për rindërtimin e një tjetër tregu modern, që do ofrojë më shumë mundësi shitje për tregtarët, por edhe siguri për qytetarët. ?Më vjen shumë mirë që nismën tonë për tregje të reja dhe shërbimit me higjienë të fruta perimeve dhe gjithë produkteve ushqimore në Tiranë po e çojmë në një nivel tjetër. Nuk mjafton vetëm të kemi Pazarin e Ri, duhet të kemi gjithë rrjetin e tregjeve ku shitet nëpër lagjet tona?, u shpreh Veliaj.