Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një lidhje në ?360 Gradë? në Ora News, shprehet se mbrojtja e Tahirit nga mazhoranca do t?i kushtojë shumë shqiptarëve, teksa shton se Tahiri është një nga hallkat e zinxhirit të krimit të komanduar nga Rama.
Znj. Kryemadhi, nëse mund t?ju bëj një sugjerim si opozitë ju duhet të kërkoni që të krijohet një Komision Parlamentar Antimafia. Sepse çështja ?Tahiri? nuk është e thjeshtë por është një çështje që ka të bëjë me antimafian.
Kryemadhi: Unë mendoj se ju keni mjaft të drejtë. Kjo është një klasë politike me shumë komplekse ndaj të gjitha sugjerimeve të ndërkombëtarëve dhe kemi arritur këtu ku jemi sot që marrim 7-8 iniciativa dhe nuk përfundojmë dot asnjërën. Ambasadorët në Shqipëri ndërrohen çdo 2-3 vite dhe ndërrohen kështu edhe metodologjia e bërjes qoftë të lidhjeve apo edhe përafrimit të legjislacionit. Kështu që në fakt, kjo që thotë z. Myftaraj është shumë e drejtë dhe do të ishte shumë më e ndershme që të bëhej një Komision Antimafia por do të na duhet që të dekriminalizojmë politikën në radhë të parë, na duhet të dekriminalizojmë mediat, të dekriminalizojmë shoqërinë shqiptare, e cila çdo ditë e më shumë po kapet dhe po merret peng jo vetëm nga krimi i organizuar dhe nga bandat por çdo ditë e më shumë po asfiksohet. Nuk po flasim për njerëz të cilët kanë pushtet apo një standard jetese që mund të kalojnë kufirin e një jete normale. Por kemi 80% të shqiptarëve që jetojnë në një varfëri të plotë dhe që nuk garantojnë dot bukën e përditshme.
Opozita nuk ka rast më të mirë për tu unifikuar dhe për t?i shërbyer demokracisë shqiptare. A keni ju një plan për protesta dhe bllokim të parlamentit apo do të vijoni vetëm me fjalë?
Kryemadhi: Njerëzit duan besim. Të besojnë që kjo opozitë e ka marrë seriozisht rolin e saj për të bërë opozitë të vërtetë, shumë të fortë, shumë aktive. Sa më e tillë të jetë opozita aq më e fortë ndërtohet opozita në Shqipëri. Ne kemi filluar bashkëpunimin të një fronti opozitar kundër krimit të organizuar. Ka filluar axhendën e saj. Ndërkohë po ngrihen grupet e punës të cilat do krijojnë një axhendë pune e cila nuk do të shtrihet vetëm përsa i përket takimeve dhe konferencave të shtypit, por do të shtrihet hap pas hapi në veprimtari dhe në aksion politik sipas kushteve dhe sipas rakordimeve që do bëhet. Jo vetëm me partitë politike që janë pjesë të frontit, por duhet përfshirë shoqëria civile, jo ajo e kapura, po flasim për atë shoqëri civile e cila është e pa kapur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-krijoni-komision-antimafia-ne-parlament-kryemadhi-keni-te-drejte/