Report TV - Konflikti, Goro dhe Shkreli: E sigurt, projekti i Himarës s’ka kthim pas

2018-05-04 0

Përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkisë së Himarës, Hipotekës së Vlorës dhe ALUIZNI-t ishin në Himarë në kuadër të procesit të bisedimit me banorët që pretendojnë titujt e pronësisë në objektet që preken nga projekti i rikualifikimit urban.
Në përfundim të takimit me disa prej banorëve, kryebashkiaku Jorgo Goro deklaroi se strukturat shtetërore po bashkëpunojnë në kuadër të rishikimit të të gjithë dokumentacionit për pronarët që preken nga ndërhyrja që do të bëhet për rikualifikimin urban.

?Patëm një takim me qytetarët, takim i cili do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Ditën e enjte që vjen do të ketë prapë takim më intensiv. Ne si bashki, gjithë struktura jonë, është e angazhuar dhe është në dispozicion të qytetarëve, për ti orientuar se çfarë dokumentacioni do të kenë ata në mënyrë që ky projekt shumë i rëndësishëm për bashkinë tonë por dhe për vet qytetarët të finalizohet me sukses në interes të tyrin dhe në interesin e përgjithshëm?, theksoi Goro.

Free Traffic Exchange