Ministria e Financave dhe Ekonomisë, mega-dikasteri që u krijua nga bashkimi i dy ministrive të deritanishme, do të ketë më 2018 buxhetin më të madh në dispozicion, krahasuar me gjithë ministritë e tjera. Kjo del nga shifrat që përmban Projektbuxheti për vitin e ardhshëm, sipas të cilit dikasteri që drejton Arben Ahmetaj parashikohet të ketë në dispozicion 60.86 miliardë lekë, apo afro 458 milionë euro.
Ministria me buxhetin e dytë më të madh do të jetë ajo që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, me buxhet, që gjithashtu e kalon ?stekën? e 60 miliardë lekëve. Konkretisht, në dispozicion të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale qeveria ka menduar të vejë 60.12 miliardë lekë, ose 452 milionë euro.
Vetëm këto dy ministri do të kenë gati 910 milionë euro fonde gjatë vitit të ardhshëm. Kjo shifër është më e madhe se sa 25 për qind e gjithë buxhetit të shtetit.