Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një lidhje në ?360 Gradë? në Ora News, shprehet se mbrojtja e Tahirit nga mazhoranca do t?i kushtojë shumë shqiptarëve, teksa shton se Tahiri është një nga hallkat e zinxhirit të krimit të komanduar nga Rama.
Myftaraj: Nëse kërkoni në Parlament që të kërkohet komision hetimor antimafia sepse aty është një hetim antimafia. Nëse në Veprimtari ka grup kriminal, në Shqipëri ka organizatë kriminale. Kërkoni komision antimafia në Parlament në mënyrë që SPAK-ut të mbesë në derë.
Kryemadhi: Zt.Myftaraj ka shumë të drejtë por klasa politike shqiptare është me komplekse shumë të mëdha nga sugjerimet e ndërkombëtarëve. Marrim 7-8 iniciativa dhe nuk përfundojmë asnjërën.
Ambasadorët ndërrohen në 2-3 vjet dhe ndërrohet edhe metodologjia. Na duhet të dekriminalizojmë politikën, median dhe shoqërinë shqiptare, e cila po asfiksohet çdo ditë e më shumë.
Lesi: A keni plan për të vijuar protesta apo të vazhdoni me fjalime.
Kryemadhi: Njerëzit duan edhe besim. Së pari ju duhet të besoni që kjo opozitë ka marrë rolin e një opozite të vërtetë. Shqipëria ka nevojë edhe për një mazhorancë të vërtetë, ashtu sikurse ka nevojë për një opozitë shumë të fortë. Ne kemi filluar bashkëpunimet për krijimin e një fronti opozitar kundër krimit të organizuar. Po krijohet një grup pune e cila do të shtrihet hap pas hapi në veprimtari dhe aksion politik sipas kushteve dhe rakordimeve. Jo vetëm partitë politike por edhe shoqërinë civile jo ajo e kapura.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-krijoni-komision-antimafia-ne-parlament-kryemadhi-keni-te-drejte/