Krimi ne Gjirokaster/ Flasin fqinjet: Bashkeshortet u vrane per nje toke qe mbillej me portokalle

2018-05-04 1

Në Gjirokastër vrasja e dyfishtë e së mërkurës i ka shokuar banorët.

?Shumë e papritur, shumë e papritur. Dy ditë para se të ndahej nga jeta, më përshëndeti me dorë, me makinë para kinoteatrit?.

?Këtë ngjarje e quaj me të vërtetë një tragjedi. Një ngjarje të shëmtuar?.

Fqinjët thonë se një metër katror tokë që autori i krimit Apostol Kosta e mbillte me portokaj dhe limonë, çoi në humbjen e jetëve të dy bashkëshortëve.

?Të marrë rrënjën e portokallit andej dhe ta bjeri këtu. Të marri dhe rrënjën e limonit ta shpjeri atje, një metër më tutje domethënë. Ai për atë e bëri?.

Muzikanti Aleko Kosta dhe bashkëshostja e tij mesusese Afërdita u përcollën sot për në banesen e fundit mes lotëve dhe dhimbjes. Çifti u qëlluan me 17 plumba nga fqinji i tyre që e kishin edhe kushëri, ndërsa ky i fundit plagosi edhe veten. Policia e arrestoi 73-vjeçarin i cili ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spital.