Ora News – “Çifti i Çuditshëm”, vihet në skenë komedia më e famshme amerikane

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Çifti i Çuditshëm? i shkrimtarit Neil Simon dhe i cilësuar nga kritika si një ndër komeditë më të famshme amerikane të 50 viteve të fundit do të vijë për publikun kryeqytetas në Teatrin Kombëtar në datat 26-29 tetor.
?Çifti i Cuditshëm? është një vepër që përmes një humori elegant dhe të rafinuar sjell historinë e dy njerëzve të ndryshëm nga njëri-tjetri, të cilët mësojnë të jetojnë së bashku. Regjisorja Inis Gjoni tha se vepra ka në thelb marrëdhënien njerëzore.
Inis Gjoni: Më ka pëlqyer më tepër pasi flet për dinamiken e marrëdhënieve dhe në të shtohen një sërë nën temash si familja, martesa, divorci, bashkëjetesa, komunikimi, miqësia, shoqeria, etj. Ndërsa ideja është që kompromisi dhe toleranca është bërthama drejt një rregullatori shoqëror pa të cilën shoqëria jonë dhe dinamika e marrëdhënieve njerëzore do të ishte shumë më tepër e ashpër nga sa është.
Aktori, Gentian Zenelaj, u shpreh se kjo vepër përjell shpresë te publiku.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/cifti-i-cuditshem-vihet-ne-skene-komedia-me-e-famshme-amerikane/

Free Traffic Exchange