Klorinda Preka, nga fshati Beltoje i Bashkisë Shkodër, një vit më parë zbuloi se ishte e prekur nga kanceri i gjirit. Mes lotësh, ajo tregon vështiresitë, për të luftuar këtë sëmundje, pasi gjatë gjithë kohës i duhet të jetë e kujdesshme qoftë në lëvizje ashtu edhe në ushqimet që konsumon.
?Para një viti e gjysmë sëmundjen e kapa për një muaj. Më pas shkova bëra ekon, më pas bëra biopsinë dhe hyra në sallë të operimit. Kalova në kimioterapi rreze e të gjitha me radhë?, tregon Klorinda.
Megjithatë 54 vjeçarja, ka gjetur forcë për të mposhtur sëmundjen vdekjeprurëse të kancerit, por ajo gjen forcë edhe për të sensibilizuar femrat e tjera të cilat mund të jenë viktima pa e kuptuar rrezikun që i kanoset.
?Unë ju bëj thirrje të gjitha grave që të shkojnë të bëjnë mamografinë, ekon dhe të drejtohen tek doktori?, thotë Klorinda
Numri i femrave të prekura nga kanceri i gjirit ka pësuar rritje. Konstatimi vjen në muajin e sensibilizimit të kancerit, ku radiologia Valmira Gjoni apelon që gratë të kryejnë diagnostikimin e hershëm në mënyrë që kjo sëmundje të kapet në faza të para
?Kemi parasysh rritjen e kancerit të gjirit si sëmundje, e kemi vënë re në ekzaminimet e fundit. Ekzaminimi në kohë e parandalon këtë si sëmundje. Mosha kur një grua mund të bëjë mamografi është 40 vjeç e lart, moshat më të reja nuk janë për mamografi si fillim rekomandohet eko. Më pas diskutimet me mjekun specialist i tregojnë se çfarë lloj ekzaminimesh të tjera mund të bëjnë.?, shpjegon Gjonaj