Rama: Jo rritje taksash, por investimesh

2018-05-04 0

Asnjë rritje taksash, nisje të një programi masiv investimesh dhe thjeshtim i procedurave administrative për sipërmarrjen dhe për qytetarët. Këto ishin sfidat e buxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm të prezantuara nga Kryeministri Rama në takimin me Këshillin Kombëtar të Biznesit. Kreu i qeverisë tha se ulja e burokracive mbetet priroritet në këtë mandat të dytë të qeverisë së tij.

Rritja e investimeve të huaja në ekonominë shqiptare mbeten në fokus të qeverisë. Edhe në konferencen e dhomave te te tregtise qe mblodh 300 sipermarres vendas dhe të huaj Rama i ftoi ata të incestojnë në Shqipëri duke u dhënë edhe një këshillë që të shmangin gazetarët për ta marrë direkt impaktin nga vendi ynë.

Kryeministri i garantoi investitoret se shkurtimi i burokracisë, forcim i konkurencës, rritje e mëtejshme e ekonomisë dhe punësimit real qe jane ne foksuin e qeverise se tij do krijojen klimen e pershtatshme per te kthyer syte nga Shqiperia per te investuar.

Tv Klan