Ora News – Bashkia Dibër kthen në zyra godinën e gjimnazit, nxënësit në protestë

2018-05-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një prej rasteve të rralla që bulevardi i Dibrës u mbush plot nga qindra nxënës, mësues dhe qytetarë.
Me qindra u bënë bashkë në protestë civile kundër një vendimi të bashkisë së Dibrës për të kthyer në zyra një godinave simbol të arsimimit në Peshkopi.
Gjimnazi i qytetit i hapur rreth 39 vjet më parë u përdor për disa vite nga filiali i Universitetit të Durrësit, por në vitin 2013 kur projekti dështoi nuk iu rikthye gjimnazistëve
Nxënës: Ne do të protestojmë deri në fund.
-Bashkia ka mjaft zyra në qytet, ajo që i mungon qytetit është një gjimnaz.
Në kushtet kur godina aktuale është e llogaritur për rreth 600 gjimnazistë por ka më shumë se dy fishin, ndërsa klasat janë të mbingarkuara, kthimi në funksionin e parë të gjimnazit shihet si zgjidhje për problemin
Nxënës, mësues, prindër e përfaqësues të shoqërisë civile paralajmëruan se kjo ishte vetëm protesta e parë derisa tu rikthehet godina e dëshiruar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-diber-kthen-ne-zyra-godinen-e-gjimnazit-nxenesit-ne-proteste/