Report TV - 'Tahiri', Lu: Jo dënime si në komunizëm, të dalë e vërteta

2018-05-04 0

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka folur për herë të parë në lidhje me çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ambasadori Lu rikthehet pas në kohë, duke kujtuar periudhën e komunizmit, ku sipas tij, njerëz të pafajshëm dërgoheshin në burgjet më të tmerrshme.

Për këtë, diplomati amerikan kërkon që më parë të zbardhet e vërteta, referuar kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm si i përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
?Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën?, tha Lu.

Në një takim me Këshillin Rinor të Ambasadës, Donald Lu deklaroi se Shqipëria është përballur prej 27 vitesh me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga të dyja kahet politike, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë.

"Brezat e kaluar kanë dështuar, por ju do të keni sukses. Ju do mposhtni korrupsionin. Por së pari, më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar.

Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim.

Free Traffic Exchange