Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për më shumë se dy orë, katër oficerë të policisë gjyqësore kanë kontrolluar këtë të enjte banesën e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Katër oficierët janë paraqitur rreth orës 14.00 në shtëpinë e ish-ministrit Saimir Tahiri për kryerjen e kontrollit të banesës pas urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Grupi i oficerëve i shoqëruar edhe nga ekspertë kriminalistë të policisë së shtetit shkuan në banesën e ish-Ministrit bashkë me autorizimin për kryerjen e kontrollit.
Në momentin kur oficerët janë paraqitur në banesë, deputeti Tahiri nuk ndodhej aty. I pari që ka mbërritur ka qenë avokati i dytë Maks Haxhia dhe më pas ka mbërritur edhe deputeti Tahiri.
Oficierët e policisë gjyqësore kanë pritur në korridor për pak minuta derisa ish-ministri ka mbërritur për të hyrë në banesë dhe për proceduar me kryerjen e kontrollit.
Kontrolli i hetuesve në banesën e ish-Ministrit mësohet se është kryer me autorizim të gjykatës e cila ka aprovuar kryerjen e këtij veprimi hetimor pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe fill pas votimit që në një ditë më parë shumica parlamentare bëri kur lejoi prokurorisë kontrollin në banesë për vijimin e hetimeve por jo arrestimin e depueteti socialist.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/urdheri-i-prokurorise-nis-kontrolli-i-baneses-se-tahirit/